TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Qershor 2023, 11:56

Analisti serb: E dua Baton Haxhiun, ai është zëri i besuar i Beogradit! (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Analisti serb: E dua Baton Haxhiun, ai është zëri i besuar i

Shqipëria u fut në “lojë” duke propozuar një draft për Asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Situata e tensionuar në veri dhe planet për zgjidhje janë kryefjalë jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Serbi.

Mirëpo gjatë debateve në studiot televizive njëri nga analistët në Beograd, Dushan Janiç është shprehur shkoqur se analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, është njeriu i besuar i Serbisë.

Janiç që është një nga analistët më të njohur dhe serioz të Beogradit jep detaje gjatë bisedës në studio duke zbuluar sipas tij lidhjet e forta të Haxhiut me Serbinë.

Janjic: Kurrë nuk e kam parë, tani po e dëgjoj që i paska tetë pikë, mesa di unëModeratori: Albaninan Post, ai Haxhiu, e ka publikuar Albanian Post… ai Haxhiu

Janjic: Haxhiu ka qënë gjithmonë lajmëtari i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që të më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albania Post .

Moderatori: Prandaj ai nga Kurti ka ikur tek Rama?

Janjic: Ai plan me gjasë, unë do ta quaja kështu

Moderatori: Aty përmendet Dushan dhe datat për zgjedhje.

Janjic: Mirë mirë Batoni e di, nëse jo më shumë e di propozimin e Serbisë. Unë jam shumë prec…nëse di diçka e di propozimin e Serbisë”.

Video e marrë nga mediat serbe:

 

analisti serb baton haxhiu

Lini një Përgjigje