
Dy lokale dhe një dyqan janë dëmtuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, si pasojë e një lënde shpërthyese.
Dyshohet se në ambientet e biznesit që ndodhet në qendër të qytetit ka shpërthyer një granatë dore rreth orës 03:20. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”.
Zëdhënësi i policisë shtoi gjithashtu se rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Lini një Përgjigje