Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë si “partner të mirë”, kurse për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.
“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiç “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri.”, ka shkruar Bütikofer.
Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha dje se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.
Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës ai tha se Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.
Lini një Përgjigje