TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2026, 10:17

Ambasadori britanik: Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Beogradi të respektojë detyrimet

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori britanik: Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me
Edward Ferguson

Edward Ferguson, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, ka bërë përgjegjëse njëlloj si Serbinë ashtu edhe Kosovën, lidhur me mungesën e progresit në dialogun mes dy vendeve.

Ai kërkoi nga Kosova që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Gjithashtu ai apeloi që Serbia të respektojë angazhimet e saj, përfshirë mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ferguson nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 ofron një rrugë të qartë drejt normalizimit, por zbatimi kërkon vullnet politik nga të dyja palët.

serbi kosove ambasadori britanik

1 Komente

  1. L
    Lira

    Beogradi te formoje gjithashtu associazionin e komunave shqiptare, ok dhe jemi barazim Ju qe coptuat Shqiperine ne 5 copa doni ta coptoni perseri. Kujt nuk I pelqen te jetoje ne Dardani le te shkojme nga syte kembet

    Lini një Përgjigje