TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shtator 2023, 17:28

Ambasadorët e QUINT në OSBE deklaratë të përbashkët: Dënojmë vrasjen e efektivit, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorët e QUINT në OSBE deklaratë të
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, është takuar sot me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar lidhur me sulmin terrorist në Banjskë që la të vdekur një polic të Kosovës.

Pas takimit ambasadorët e QUINT në OSBE dolën me një deklaratë të përbashkët ku dënojnë sulmin dhe vrajsen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në deklaratë ata gjithashtu kanë kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

QUINT në OSBE vlerëson koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për të garantuar sigurinë e civilëve dhe theksojnë se janë duke e monitoruar situatën nga afër. Ambasadorët e këtyre shteteve në OSBE kërkojnë rikthim në Dialogun e BE-së dhe shprehen se diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Po e bëj këtë deklaratë të përbashkët në emër të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe në cilësinë time kombëtare. Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për një vdekje kaq tragjike në krye të detyrës. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

Ne vlerësojmë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë për të garantuar sigurinë e civilëve dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër. 

Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, thuhej në njoftimin e përbashkët.

quint ambasadorët

Lini një Përgjigje