Kuvendi i Kosovës nisi sot punimet me një minutë heshtje në nder të policit të rënë në krye të detyrës, ‘Dëshmorit të Atdheut’, Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti kërkon shpalljen si terroriste të dy organizatave serbe, pjesëmarrëse në aktivitetet kriminale të Veriut.
Si rrallëherë, në Kuvendin e Kosovës sot ishin në harmoni të plotë qëndrimesh e kërkesash. E dukshëm, opozita e kuptoi se kush kishte të drejtë në këtë histori, por ajo vet gaboi përsëri.
Krerët e opozitës në Prishtinë deklarojnë njëzëri, se sulmi terrorist i Banjskës mban firmën dhe vulën e Beogradit zyrtar e për këtë i kërkojnë aleatëve ndërkombëtarë të dënojnë Serbinë. Thënë kjo, të gjithë në Kosovë tani janë të vetëdijshëm se asgjë s’do të jetë më si më parë, e kjo përballje mund të përfundojë edhe me luftë.
Kosova ka hedhur një tjetër hap të guximshëm, ku distancohet nga BE dhe kërkon që draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ta hartojnë SHBA.
Por nga Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti lëshoi mesazhin e fundit për ndërkombëtarët: Sankisononi Serbinë, ndryshe krimi do përsëritet!/Pamfleti
Lini një Përgjigje