
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, këtë të enjte është shprehur se misioni i EULEX-it nuk lejohet të marrë pjesë në operacionet hetimore në qytetin e Banjskës, sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se serbët janë vrarë në mënyrë brutale dhe torturuese.
Petkoviç ka theksuar se pse në këtë situatë të gjithë heshtin dhe askush përveç Vuçiç nuk thotë se policia e Kosovës e ka siguruar vetë vendin e incidentit dhe nuk e ka lejuar EULEX-in të marrë pjesë në të.
“Pse tani të gjithë heshtin dhe pse askush përveç Vuçiçit nuk thotë se policia e Kosovës e ka siguruar vetë vendin e incidentit dhe nuk e ka lejuar EULEX-in të marrë pjesë në të. Pse EULEX-i nuk ka njoftuar për këtë. Unë do t'ju them - EULEX-i bëri të mos marrë pjesë në hetimin e policisë së Kosovës sepse Policia ka dashur të fshehë provat dhe faktin se serbët janë vrarë brutalisht nga policia e Kosovës. Kjo është dashur t'i fshihet EULEX-it dhe hetimit të pavarur", ka thënë në një konferencë për mediat serbe Petkoviç .
Ai tha se kërkon nga bashkësia ndërkombëtare dhe ekspertët e pavarur që të bëjnë një hetim të pavarur dhe autopsi me ndihmën e patologëve serbë të cilët duhet ta bëjnë autopsinë.
Lini një Përgjigje