TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Dhjetor 2025, 19:45

Albin Kurti flet për krizën në Kosovë: Si më refuzoi LDK për koalicionin

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti flet për krizën në Kosovë: Si më refuzoi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka folur sërish për ngërçin që u krijua prej disa muaj në Kuvend. Ai tha LDK e refuzoi kërkesën për  koalicion dhe pas kësaj vijoi ngërçi në Parlament për konstituimin e Kuvendit.

“I dërgova letër kryetarit të LDK-së, nëse nuk gaboj me datë 5 maj, mirëpo kjo u refuzua dhe më pastaj vazhdoi ai ngërçi në konstituimin e Kuvendit, patëm shumë kohë të humbur me çrast duhet të them nga gjithë ata muaj”, tha Kurti për Albradio në Zvicër.

“Nuk e pranuan Albulena Haxhiun, nuk e pranuan votimin e fshehtë, nuk e pranuan për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvallën, nuk e pranuan Hekuran Muratin, nuk e pranuan Arbërie Nagavcin, e pranuan Dimal Bashën për herën e dytë”, shtoi Kurti.

Ai ka folur gjithashtu edhe për dështimin për të zgjedhur Qeverinë, pasi nuk i kishte 61 vota sa janë të nevojshme.

“Më pastaj erdhëm tek zgjedhja e qeverisë, unë nuk i mora votat e nevojshme, isha pesë deputetë mangut, në vend të 61 i kishim 56, por dëshironim të bënim çmos të mos përsëriteshin zgjedhjet. Ofruam edhe emrin e dytë Glauk Konjufcën, por edhe ai mori vetëm 56 vota”, deklaroi Kurti.

 

 

Lini një Përgjigje