TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Dhjetor 2025, 17:52

Alarm në Kosovë për qumështin “Aptamil”, zbulohet bakter i rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Kosovë për qumështin “Aptamil”,

Qumështi për fëmijë Aptamil është vënë në qendër të një alarmi ushqimor në Kosovë, pasi është konfirmuar prania e bakteries Bacillus cereus, një mikroorganizëm potencialisht i rrezikshëm për shëndetin, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Lajmi u bë publik nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një njoftimi zyrtar të marrë nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Produkti në fjalë mban lot nr. 111444865 dhe është importuar nga Mbretëria e Holandës në Kosovë nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri. Autoritetet kanë vlerësuar nivelin e rrezikut si “serioz”, ndërsa AUV ka nisur procedurat për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të të gjitha sasisë së kontaminuar.

Në njoftimin e saj, Agjencia ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për konsumatorët që mund të kenë blerë këtë produkt: ta kthejnë menjëherë në pikën e blerjes ose të mos e përdorin në asnjë rast, deri në një njoftim të dytë.

Aptamil është një ndër markat më të përdorura të qumështit për foshnja në tregun vendas, çka e bën edhe më alarmant rrezikun për shëndetin publik. AUV thekson se është duke monitoruar nga afër situatën dhe garanton angazhim për sigurinë e produkteve ushqimore në treg.

aptamil qumesh

Lini një Përgjigje