TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Janar 2024, 11:21

Akuzohej për shpërdorim detyre, dënohet me 3 vite e 8 muaj burg ish-ministri në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej për shpërdorim detyre, dënohet me 3 vite e 8 muaj burg

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai është dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

pal lekaj kosovë

Lini një Përgjigje