TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Maj 2024, 13:44

Aksident i rëndë në Prishtinë, 6 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Prishtinë, 6 persona të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, ndërsa një automjet tip “Land Rover” dhe një “Audi” janë përplasur kokë më kokë.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga policia rrugore”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje