TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Maj 2024, 19:41

Mbështetja ushtarake për Ukrainën, Rusia hakmerret ndaj Kosovës; nis sulm të gjithanshëm kibernetik

Shkruar nga Pamfleti

Mbështetja ushtarake për Ukrainën, Rusia hakmerret ndaj

Rusia ka shënjestruar presidencën dhe kryeministrinë e Kosovës.

Mësohet se faqet e internetit të institucioneve shtetërore në Prishtinë janë sulmuar gjatë ditës nga hakerat rusë, duke i nxjerrë jashtë funksionit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky sulm kibernetik kundër Kosovës ka ardhur si hakmarrje për mbështetjen me armë të ofruar për Ukrainën.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur se Rusia po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla theksoi se sulmi rus ndaj Kosovës vjen pas mbështetjes me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkruan Gërvalla.

Ky reagim vjen në një kohë kur, Rusia gjithmonë e më shumë po përfshihet në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.

Lini një Përgjigje