TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Maj 2024, 18:59

Bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, hiqet nga axhenda e Komitetit të Ministrave

Shkruar nga Pamfleti
Bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e
Këshilli i Europë

Serbia ja del sërish të pengojë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare...

Bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse shumë shtete kanë dalë në krah të Prishtinës, duket se rruga do të jetë shumë malore.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet të premten, por sipas axhendës së punimeve, rasti i Kosovës ka mbetur jashtë.

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner, ka konfirmuar për mediat e Kosovës se aplikimi i Kosovës nuk do të diskutohet të premten.

Kosova tani nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave”, ka thënë Steiner.

Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të  75-vjetorit të Organizatës.

Agjenda do të përfshijë masat që Këshilli i Evropës po vazhdon të marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023) dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit.

Sipas agjendës, po ashtu ministrat do të shqyrtojnë punën e Organizatës në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat sociale dhe të drejtat e fëmijëve, demokracinë, sundimin e ligjit, luftën kundër dënimit me vdekje, arsimin dhe kulturën, pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe të rinjve, të drejtat e njeriut në epokën dixhitale, migrimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, mbrojtjen e gazetarëve dhe masat për të luftuar dezinformimin, antidiskriminimin dhe përfshirjen, barazinë gjinore dhe mjedisin.

Ata do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin midis Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.

Në fund të seancës ministrore, Lihtenshtajni do t’i dorëzojë Lituanisë presidencën e Komitetit të Ministrave. Pra duket se lobi serb ja ka dalë dhe këtë herë të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat e huaja.

Lini një Përgjigje