TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2023, 13:39

Agravon situata në Zveçan, protestuesit pengojnë qarkullimin e makinës së policisë

Shkruar nga Pamfleti

Agravon situata në Zveçan, protestuesit pengojnë qarkullimin e


Në Zveçan raportohet se protestuesit kanë penguar qarkullimin e një makine të Policisë së Kosovës.

Makina duket se është nisur drejt pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, por tani ka mbetur e bllokuar.

Qytetarët kanë zënë rrugën dhe makina ka mbetur në vend.

Agravon situata në Zveçan, protestuesit pengojnë qarkullimin e

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri. Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.

Lini një Përgjigje