
Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, pas përfundimit të fjalimit u pyet nga gazetarët për mundësin e dërgimit të 1 mijë ushtarëve në veri të Kosovës sipas asaj që parashikon Rezoluta 1244.
Lidhur me këtë pikë, Vuçiç tha se i ka duart e lidhura pasi shqiptarët e Kosovës kanë mbështetjen e Perëndimit.
“Na janë “lidhur” duart sepse shqiptarët kanë mbështetjen e Perëndimit. Por Serbia do të dërgojë sërish kërkesë për kthimin e deri në 1000 ushtarëve dhe policëve serbë në Kosovë e Metohi ,sipas asaj që parashikon Rezoluta 1244”, tha Vuçiç.
Duke folur për aktakuzën e shqiptarëve kundër Milan Radoiçiçit, ai tha se Serbia po e kryen një hetim të ndarë nga ai i Kosovës për rastin në Banjska.
Lini një Përgjigje