
Vuçiç tha se Kuvendi serb do të votojë së shpejti për shpalljen e Kosovës dhe Metohisë si zonë autonome.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka treguar hapat që do të ndërmarrë Beogradi në veri të Kosovës. Në pamundësi për të shpallur pushtimin e veriut nga Kosova dhe nisjen e një lufte, Vuçiç tha se Kuvendi serb do të votojë së shpejti për shpalljen e Kosovës dhe Metohisë si zonë autonome. Për këtë ai tha se do të ndjekin rrugën diplomatike dhe do të kërkojnë ndihmën e Putinitn dhe Xi jinping!
“Duhet të nisim takime me 60 liderë botërorë deri në fund të nëntorit dhe secilit prej tyre në gjuhën zyrtare do i dorëzoj të gjitha dokumentat, edhe Biden, edhe Putinit, edhe Xi Jinping, pra të gjithë liderëve të vendeve të përhershme të KS të OKB. Do i tregojmë faktet. 11 dekorata do ia jap miqve tanë që na kanë ndihmuar më shumë për çështjen e Kosovës, si Putinit, presidentit të Kinës, etj. Ata i janë kundërvënë pjesës më të madhe të botës për ne.
Rezultatet do i shihni së shpejti. Fjala është për veprime diplomatike. Kosova e Metohia si një zonë e mbojtjes së veçantë sociale. Në Parlament do të miratojmë ligjin që do të shpallim krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, duke e shpallur si zonë të veçantë të mbrojtur, duke ofruar mbështetje për të papunët. Fëmijët do të kenë të drejtën për libra shkollorë falas”, tha Vuçiç.
Më tej Vuçiç tha institucionet dhe autoritetet e përkohshme serbe në Kosovë dhe Metohi nuk do të shfuqizohen. Ai theksoi se ato do të hapen shumë pranë kufirit me Kosovën dhe ku serbët do të kenë akses në to.
“Institucionet dhe autoritetet e përkohshme serbe në Kosovë dhe Metohi nuk do të shfuqizohen apo mbyllen, gjë që do ta pengojë Aljbin Kurtin të arrijë qëllimin e tij kryesor politik për dëbimin dhe eliminimin e plotë të institucioneve të Serbisë dhe serbëve në Kosovë e Metohi.
Për të zbutur veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit të Kurtit, të drejtuara kundër institucioneve dhe autoriteteve të përkohshme serbe, do të hapet një zyrë pranë vijës administrative në vendbanimet Rudnicë dhe Ribariç, ku serbët nga veriu i Kosovës dhe Metohisë do të kenë akses për të ushtruar të drejtat e tyre në fushën e mbrojtjes sociale dhe nëpërmjet të cilave do të ofrojnë shërbime jetike publike dhe administrative për qytetarët”, tha Vuçiç.
Gjithashtu Vuçiç hodhi idenë e ngritjes së Prokurorie të posaçme, e cila sipas tij do të merret posaçërisht me rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut nga polica kosovare në Veri.
“Është rënë dakord që brenda 45 ditëve Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë të miratojë Ligjin për Organizimin e Kompetencave të Organeve Gjyqësore të Republikës së Serbisë për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, i cili do të themelojë një Prokurori të posaçme për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimit të pronës, kërcënimeve të integritetit trupor dhe dinjitetit të qytetarëve të Republikës së Serbisë në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Prokuroria do të ketë detyrë të veçantë hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje