TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Dhjetor 2023, 19:07

“31 pluma ti kisha dhënë”, gazetari nga Kosova kërcënohet me jetë në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

“31 pluma ti kisha dhënë”, gazetari nga Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Fatlum Berisha është kërcënuar me jetë në rrjetin social Tik Tok.

Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Ndërkohë rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme.

“I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente”, thuhet gjithashtu në njoftim.

“31 pluma ti kisha dhënë”, gazetari nga Kosova

gazetari kercenim jete

Lini një Përgjigje