TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Dhjetor 2023, 07:41

"Babai i Naim Murselit si parashikuesi i motit", Artan Hoxha: Pse Behgjet Pacolli nuk lidhet me vrasjen e Liridonës!

Shkruar nga Pamfleti
"Babai i Naim Murselit si parashikuesi i motit", Artan
Liridona Ademaj dhe Artan Hoxha

Teksa u diskutua emri i Naim Murselit që dyshohet për porositjen e vrasjes së Liridonës, ai tha se nuk e beson se me këtë ngjarje lidhet Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës.    

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për vrasjen e Liridona Ademajt.

Teksa u diskutua emri i Naim Murselit që dyshohet për porositjen e vrasjes së Liridonës, ai tha se nuk e beson se me këtë ngjarje lidhet Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës.

“E kam parë më vëmendje për të kuptuar këto interferime, unë nuk besoj që ka qenë një gjë e tillë. Por, gjatë interpretimit të ngjarjes kemi disa piranja, që mundohen të godasin në nivele të tilla. Mundohen media të tilla të përfitojnë politikisht, të përfitojnë audiencë, sepse këto janë personazhe që shesin, por nga ana tjetër përfitojnë dhe materialisht”, tha Hoxha në Pressing.

“Ç’lidhje ka z.Pacolli me atë ngjarjen që ka ndodhur aty?. Ajo është ngjarje thellësisht penale, por duke interferuar mediat e kanë kthyer si parashikuesin e motit babain e Naim Murselit”, tha gazetari Hoxha.

Lini një Përgjigje