TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Mars 2025, 20:58

25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së, Lavrov sulmon UÇK-në: Organizatë e financuar nga SHBA dhe Gjermania!

Shkruar nga Pamfleti

25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së, Lavrov sulmon

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka vijuar me retorikën e tij dezinformuese, duke sulmuar Kosovën. Në 25-vjetorin e sulmeve të NATO-së në Beograd, Lavrov deklaroi se Perëndimi ka dashur gjithmonë t'i marrë Kosovën Serbisë.

Duke vijuar më tej fushatën e tij dezinformuese, Lavrov shtoi se UÇK-ja të cilën ai e quajti organizatë terroriste financohej nga SHBA dhe Gjermania.

Mendoj se, duke filluar nga viti 1991, shpërbërja e Jugosllavisë dhe ndarja e Kosovës nga Serbia ishin në planet e Perëndimit. Agresioni i NATO-s i ka rrënjët në vitin 1998, kur autoritetet e Beogradit kontrollonin këtë rajon serb. Aty filluan sulmet terroriste dhe u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ka prova se është financuar dhe armatosur nga amerikanët dhe gjermanët”, tha Lavrov.

Të gjithë e mbajnë mend "Kthesën e Primakovit" të famshëm, por jo të gjithë e dinë se vendimi për bombardimin e Beogradit ishte marrë në Uashington para se të nisej avioni i tij... Ata shpresonin që Primakov të fluturonte brenda dhe në këtë mënyrë të legjitimonte veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Veriatlantike. Por kjo nuk ndodhi”, tha ai.

Lini një Përgjigje