
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, pronari i një furre buke ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Në vendin e ngjarjes, ka folur një familjar i viktimës, Rrahim Ajeti, i cili ka thënë se viktima ka qenë punëtore e autorit të krimit, por ishte larguar dhe ky duyshohet shkaku.
Ai ka thënë se në të njëjtin vend pune kanë punuar së bashku me bashkëshortin më parë, por largimi nga puna ka irrituar pronarin.
“S’kanë pas probleme, sipas një informate jozyrtare dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, tha ai.
Kujtojmë se rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, që ka thënë se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.
Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.
Lini një Përgjigje