TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2025, 22:18

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një 19-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kosovë, ndërsa raportohet se si pasojë ka mbetur i vrarë një person. 

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të komunës së Vushtrrisë.

Mësohet se viktima është rreth moshës 19-vjeç dhe i përket familjes Zymberi. Ndërkohë, i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani.

Ende nuk ka informacion mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën " Galip Badivuku" ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar", deklaroi Policia e Kosovës.

*Kujdes: Pamje të rënda

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një

Lini një Përgjigje