TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Mars 2025, 12:53

“Erdha i fundit", mesazhi që la Hashim Thaçi në varrin e të atit 

Shkruar nga Pamfleti

“Erdha i fundit", mesazhi që la Hashim Thaçi në

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kreu homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te varri i babait të tij, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

I shoqëruar nga eskorta e sigurisë, Thaçi më pas u nis drejt shtëpisë së tij.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe mesazhin që shkruhet mbi kurorën e luleve, që Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.

“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje Hashim Thaçit për të shkuar në Koosvë ditën e varrimit të të atit. 

“Erdha i fundit", mesazhi që la Hashim Thaçi në

Lini një Përgjigje