
Opinioni kosovar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt. Burri i saj, Naim Murseli dyshohet se qëndron prapa kësaj vrasje makabre mbrëmjen e së mërkurës. Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Sipas medias kosovare Naim Murseli dyshohet se e organizoi krimin për të përfituar shumën në fjalë. Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen e krimit krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.
Lini një Përgjigje