Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, pasi institucioni që ky i fundit drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.
Më herët, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë kreu të shtetit, të cilit i kërkoi të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Himarë.
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.
I dënuar me 2 vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.
Lini një Përgjigje