TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 18:07

Zgjedhjet e 11 Majit, Luarasi: Kandidimi i Tabakut dhe Alimehmetit në listë të hapur, autogol i Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, Luarasi: Kandidimi i Tabakut dhe Alimehmetit në

Kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, Iris Luarasi tha se bëri një fushatë ndryshe, jo në një zonë të dedikuar elektorale në Tiranë. Ajo u shpreh se fushata e saj elektorale ishte në studiot televizive.

“Bëra një fushatë ndryshe. Nuk kisha një zonë të dedikuar. Ishe pjesë e hapësirës që duhej të lihej njerëzve që ishin në lista të hapura. Nuk mund t’ju thosha njerëzve votoni Iris Luarasi, por votoni numrin 5. Ishte një betejë që për pak vota ishe apo nuk ishte pjesë e parlamentit”, u shpreh Luarasi.

Sipas saj, strategjia e Ramës në ndarjen e listës së hapur dhe të mbyllur funksionoi, ndërsa i cilësoi këto zgjedhje si të vështira.

“Strategjia e Ramës për futjen e njerëzve që nuk janë marrë me politikë dhe futja në listat e sigurta, mendoj se ishte strategjia e duhur dhe mënyra e vetme për ta ndryshuar anëtarësimin e njerëzve në një parti politike. Fushatën e bëra në studio televizive.

Për mua kanë qenë zgjedhje të vështira. Është një sistem i mirë për të sjellë vota për partitë politike. Por kandidatët i vë në garë shumë të fortë”, tha Luarasi.

Sa i përket vendimit të opozitës për të mos njohur zgjedhjet, sipas saj është taktikë e Berishës. Ndërsa shton se strategjia e Berishës me lënien jashtë listës të sigurt të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit ishte autogol i Berishës.

“Mendoj se ka lidhje kryesisht me zotin Berisha. Listat vinë nga kryetarët e partive, edhe fitorja nëse vjen i shkon kryetarit nëse nuk vjen, mungesa e fitores duhet ti shkojë kryetarit të partisë. Meritën më të madhe kur fitohet e ka trajneri dhe përgjegjësinë. E kam thënë më parë, me listat e PD-së i referohem Tiranës, edhe me fitoren e Tabakut dhe Alimehmetit, por ishte autogol i Berishës që nuk i vuri në listën e sigurt.

Kur i del i pari në primare dhe nuk e fut në listë, për çfarë e bëre procesin. Ajo qe një minifushatë më vete, shpenzoi energji, takime me njerëz, nuk ishte proces i pakushtueshëm. Del e para dhe e sheh veten jashtë listës. Nuk e shoh qëllimin. Militantët dhanë përgjigjen kush duhej në lista. Për fat të Tabakut do jetë në parlament, për fat të keq të zotit Alimehmetit, me 18 mijë vota nuk e sheh në parlament. Jam i sigurt se do jetë zë publik, por mendoj se e meriton nga e djathta të jetë atje”, përfundoi Luarasi për “News 24”.

Lini një Përgjigje