
E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialite do të jetë e pesta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka në përbërje subjekte të tjera opozitare si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PDIU, PBDNJ dhe të tjera.
Përveç koalicionit opozitar, KQZ miratoi edhe listat shumë-emërore të subjekteve Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia Lëvizja Atdheu.
E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialite do të jetë e pesta.
Subjektet që do jenë në fletë të votimit
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1
Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
Lëvizja Atdheu - Numri 3
Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
Partia Socialiste – Numri 5
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
Aleanca Kombëtare Shqiptare – 7
Aleanca Demokracia e Re – Numri 8
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
Partia Mundësia - Numri 10
Partia Social Demokrate – Numri 11
Në mbledhjen e sotme u shqyrtuan:
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia Lëvizja “Atdheu”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
Projektvendim “Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
Fleta e votimit në zgjedhje pritet të jetë gjigande, ndërsa secili koalicioni ka dorëzuar nga 186 kandidatë 46 në listë të mbyllur dhe 140 në listën e hapur. KQZ mblidhet nesër për të miratuar variantin final të fletës së votimit.
Lini një Përgjigje