TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 07:56

Zgjedhjet 2025/ Probleme në një qendër votimi në Sarandë, shkak bëhet posteri i Agron Shehajt

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025/ Probleme në një qendër votimi në
Posteri i Agron Shehajt

Në Sarandë ka nisur procesi i votimit me përjashtim të Qendrës së Votimit 4664 në  qendër ku refuzohet të hapet procesi.

Kjo ndodhi pasi më afër se 150 metra ndodhet një poster i Agron Shehajt.

Është njoftuar KZAZ si dhe policia që të largohet posteri.

Të drejtën e votës sot e kanë 3 milionë e 713 mijë shtetas shqiptarë, prej tyre rreth 246 mijë janë regjistruar që të votojnë nga jashtë.

Ndërkohë që rreth 115 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë. Në të gjithë Shqipërinë janë 5225 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

posteri i agron shehajt sarandë

Lini një Përgjigje