TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 07:59

“Yuri Kim me gjuhë të paprecedentë, si nuk e pa korrupsionin për kaq vite?”

Shkruar nga Pamfleti
“Yuri Kim me gjuhë të paprecedentë, si nuk e pa
Yuri Kim

Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se gjuha e ambasadores Yuri Kim është e paprecedentë. Sipas tij, është e pakuptueshme se si ajo nuk e ka parë korrupsionin për kaq vite.

Dyrnjaja theksoi se ambasadorja e shkarkoi gjithë arsenalin mbi Sali Berishën dhe nuk foli kurrë për korrupsionin apo qoftë dhe çështjen e inceneratorëve.

Çështja e korrupsionit nuk është se u shkëlqye nga kjo pikëpamje. Ka pasur shumë dritëhije në raport me reformën, me proceset që kanë ndodhur, me emërimin e SPAK-ut, me ndikimin gjithashtu që u vendos, pra që e vendosi ambasadoren në një pozitë jo të këndshme nga pikëpamja e statusit diplomatik, përtej faktit që ne na intereson reforma, forcimi i institucioneve, por kjo s’mund të bëhet me koncept anti-institucional.

Mos të harrojmë gjithashtu që ambasadorja ka folur në leksik jo diplomatik politikisht, ka folur me një gjuhë atipike për diplomatët, që nuk e kemi parë, një mënyrë e paprecedentë e komunikimit. Gjithë kapitalin, gjithë arsenalin e shkarkoi ndaj Berishës. Po pse s’foli ambasadorja, kaq vite nuk e pa korrupsionin, që flasin lart e poshtë të gjithë më media e me njerëz. E ke dëgjuar ndonjëherë ambasadoren të flasë për inceneratorët?!” – deklaroi Dyrnjaja.

yuri kim denis dyrnjaja

Lini një Përgjigje