TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 22:19

Kryesia e PD vulos mbajtjen e zgjedhjeve, 5 ditë kohë për regjistrimin e kandidatëve; më 20 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
Kryesia e PD vulos mbajtjen e zgjedhjeve, 5 ditë kohë për
Foto nga mbledhja sot e Kryesisë

Kryesia e PD ka vulosur mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin. Pas disa orësh diskutime, anëtarët e kryesisë kanë vendosur që më 29 korrik të zgjidhet kreu i ri i PD, pavarësisht kundërshtive që kanë ardhur nga Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë. Po ashtu në mbledhje janë përcaktuar dhe modalitetet për zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, Kryesia ka vendosur që më 20 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Kryesia po ashtu vendosi që procesi zgjedhor të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë; Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Ndërkohë që në shtator do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor. 

Anëtarët e komisionit zgjedhor janë: Jemin Gjana, Kryetar; Indrit Sefa; Enriketa Papa; Gazment Koduzi; Xhemal Bushati; Aurora Domni; Myzafer Elezi; Rezart Kthupi dhe Ervis Xhako.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e disa deputetëve në mbledhje. Vlen për tu përmendur se deputetët demokratë të cilët kanë vendosur të bojkotojnë, janë të gjithë ata të cilët janë shprehur kundër një rikthimi të mundshëm të ish-kryetarit Lulzim Basha në krye të partisë.

7 deputetë demokratë me në krye Gazment Bardhin, Korreshin e Sulën kanë vendosur të mos jenë pjesë e këtij takimi. Ndërkohë që 3 deputetë të tjerë, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen, kështu që rrjedhimisht nuk janë pjesë e mbledhjes. 

Sekretari i Përgjithshëm dhe njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka kundërshtuar hapat që po ndiqen nga Kryesia për zgjedhjet për kryetar, duke i quajtur anti-statutore ato. Së pari, ai thotë se anëtarësia përcaktohet nga Sekretariatet e Degëve dhe jo nga krerët e degëve, sikurse përcakton kryesia. Po ashtu Bardhi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, gjë që është pranuar. Por ajo që bie në sy është se Këshilli do mblidhet jo për të hapur garën, pasi brenda 20 qershorit është mbyllur procesi i regjistrimit të kandidatëve.

Deputetët të cilët kanë bojkotuar mbledhjen

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Deputetët që morën pjesë

Arbi Agalliu,

Kreshnik Collaku,

Jemin Gjana,

Fitim Zekthi,

Gentian Gaba,

Endri Hasa,

Indrit Sefa,

Roland Bejko,

Taulant zeneli,

Gazment Koduzi

Taulanda Jupi

Flutura Acka

Orjola Pampuri

Juela Hamati

Agron Kapllanaj

Ndodhet në Berlin: Jonilda Godole

Kane dhënë dorëheqjen

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebiaj

pd kryesi

Lini një Përgjigje