TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 22:54

Bardhi mbështet vendimet e Kryesisë: Pa mbledhur Këshillin Kombëtar nuk mund të kishte zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi mbështet vendimet e Kryesisë: Pa mbledhur Këshillin

Pas vendimit të Kryesisë për të bërë një hap pas dhe për të thirrur më 20 qershor Këshillin Kombëtar, ka reaguar Gazment Bardhi.

Ai shprehet se e mbështet vendimin dhe shton se pa vendim të Këshillit Kombëtar, nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Bardhi thotë se shumë shpejt do të nisë njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin e saj.

Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD’”, tha Bardhi për “News 24”.

 

bardhi pd kryesia

Lini një Përgjigje