
Kreu demokrat Sali Berisha nuk ka nguruar që nga Selaniku të thumbojë Edi Ramën, gjatë një takimi elektoral me shqiptarët, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
I pranishëm në sallën ku u zhvillua takimi ishte edhe Ilir Vrenozi, që përveç brohoritjeve të tij, u soll si shembull edhe nga Berisha.
Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi nder dhe karakter, duke shtuar se i 'theu hundët' Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
" Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë.
Po, po ua them unë ju.
Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka.
Pra, ja ku ka mbetur.
Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin.
Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë.
Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri.
Të falënderoj shumë në emër të të gjithë ketyre emigrantëve.
Ndaj dhe, të bashkohemi.
I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj.
Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore.
Është radha jonë! Është radha jonë!”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje