
Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për familjen e gjykatësit Astrit Kalaja i cili mbeti i vrarë sot brenda sallë së gjyqit, pasi u qëllua nga një person i cili ishte palë në një proces gjyqësor.
Rama kërkoi dënim maksimal ndaj autorit, teska theksoi nevojën për ndryshimin e sistemit të sigurisë brenda ambienteve të sallave të gjyqeve. Gjithashtu Kreu i Qeverisë kërkoi ashpërsimin e dënimit për armbajtje pa leje.
Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe????
— Edi Rama (@ediramaal) October 6, 2025
Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.
Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të…
“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe. Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.
Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!
Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!
Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan Rama në një postim në “X”.
Lini një Përgjigje