Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka njoftuar se opozita ka kërkuar zyrtarisht zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare dhe përdorimin e mekanizmave shtetërorë për pastrimin e parave.
Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Bardhi thekson se kërkesa është depozituar në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ndërsa akuzon qeverinë se ka lehtësuar fuqizimin ekonomik të krimit të organizuar përmes lejeve ndërtimore, licencave, fondeve publike dhe kontratave koncesionare.
Një nga çështjet kryesore që Bardhi kërkon të sqarohen në Kuvend është takimi i dyshuar i disa zyrtarëve të lartë shqiptarë në ishullin Aruba në janar 2019, për të cilin ai thotë se është dokumentuar nga Antimafia italiane.
Lini një Përgjigje