TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 13:40

Berishës nuk i del inati me Rusmalin: E kam shkarkuar për korrupsion, Rama një mashtrues

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i del inati me Rusmalin: E kam shkarkuar për korrupsion,

Sali Berishës, kreut të PD-së, nuk i del inati me Ilir Rusmalin, që e ka pasur një nga bashkëpunëtorët më të afërt, ndërsa sot është këshilltar i jashtëm i Presidentit Bajram Begaj.

Rusmali u vlerësua një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me argumentimin e dekretit të Presidentit për caktimin e 9 nëntorit si datën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën.

Por kreu demokrat ka një tjetër vlerësim dhe qëndrim ndaj Rusmalit, i cili mbante postet e zv.Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, në mandatin e parë të Sali Berishës si Kryeministër.

“Rusmalin e kam shkarkuar si ministër për korrupsion! Edi Rama është mashtrues ordiner.

Pse, në narkoshtetin shqiptar ka kryeministër, kryetar organizate kriminale që nuk përfill ligj dhe as Kushtetutë, siç është Edi Rama, që në një akt të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet vetëm e vetëm për të varrosur përfundimisht politikisht Erion Veliajn.

Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë edhe më shumë, por unë nuk dua të prish gojën time, i cili bëri një skenar që unë ua nxora këtu para jush para se të shpalosej, siç jeni dëshmitarë.

Unë u thashë se po përdorin këtë platformë antikushtetuese, thellësisht antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit, shtet, dhe Kushtetutës, Kushtetutë, neni 115 i Kushtetutës nuk lë asnjë lloj hapësire.

Por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë ku është e ka frikë Erion Veliajn, ka tmerr nga Erion Veliaj, dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për ta larguar në kundërshtim me...

Rama citon një ish-bashkëpunëtor timin, dhe unë ua them ju këtu, Edi Rama është një mashtrues ordiner, vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion. Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender. i vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin. Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës. Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin. i vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë. Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë. Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.

I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj. Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.

Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.

Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin.

Dhe unë shkarkova ministrin.

Absolutisht. i thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.

Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.

Por historia është kjo. Po ta lëmë këtë histori”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje