TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 16:46

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Akt makabër ndaj gjithë sistemit të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Akt makabër ndaj

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes brutale të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ka tronditur vendin dhe sistemin e drejtësisë.

Në një deklaratë zyrtare, kreu i shtetit e cilësoi aktin si “të patolerueshëm” dhe dënoi me “gjuhën më të ashpër” këtë sulm mbi një përfaqësues të sistemit gjyqësor.

Ai shprehet se është pranë familjes së viktimës dhe kolegëve të tij në gjyqësor, duke shtuar se ngjarja kërkon një reagim të përbashkët dhe të menjëhershëm nga i gjithë shteti dhe shoqëria.

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen”, shprehet Begaj.

 

1 Komente

  1. N
    Naimi

    ZOTI BEGAJ GJYQTARIN E KENI VRARE JU DHE SISTEMI JUAJ I PA-DREJTESISE

    Lini një Përgjigje