
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga në Pogradec.
Ai e konsideron ngjarjen si të rëndë madje dhe veprimet e institucioneve për të mbyllur në heshtje ngjarjen.
Sipas Shehut, keqpërdorimi i të tilla krimeve, për ta fshehur për interesa politike, e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Ai tha se manipulimi dhe falsifikimi i realitetit nga ana e institucioneve shqiptare është mbi të gjitha turpi i drejtësisë.
“Është turpi i drejtësisë, që keqpërdoret në çdo nivel të saj, që s’është në gjendje të nxjerrë të vërtetën dhe që kërkohej të keqpërdorej dhe të përfitonin të mira materiale, deri sa i morën jetën. Krim i shëmtuar dhe aq i shëmtuar edhe manipulimi dhe falsifikimi i realitetit, i institucioneve dhe vendimi skandaloz i gjykatës me kërkesë të prokurorisë. Është turpi i drejtësisë, që keqpërdoret në çdo nivel të saj, që s’është në gjendje të nxjerrë të vërtetën dhe që kërkohej të keqpërdorej dhe të përfitonin të mira materiale, deri sa i morën jetën. Ngjarje e rëndë për shoqërinë dhe drejtësisë, njollë e zezë për të. Është një ngjarje që i takon një qytetari të thjeshtë, që me punë fiton bukën e gojës. Që është një qytetar që përdoret nga politika, dhe keqpërdorimi i atyre institucioneve që merren në luftën kund krimit. Ka dimensione të ndryshme, padyshim që ka sensibilitet të madh. Është deklarata e kryeministrit që tentoi të fshehë të vërtetën, që iu kundërvu mediave, të kuptohej thelbi i çështjes që pushteti donte të mbyllte çështjen. Nuk mjafton me kaq, është simptomë në shoqërinë tonë, e keqpërdorimit të institucioneve deri te drejtësia, babëzia e krimit që kërkon të zhvasë bukën e gojës së qytetasve. E turpshme për një sistem dhe shtet që merr në mbrojtje një kriminel ordiner. Kjo tregon sa të fortë janë kriminelët në këtë shtet, sa të paprekshëm janë dhe të mbrojtur nga shtetit. Është degradimi i shtetit, që i pësojnë qytetarët. Ngjan me shumë krime të tjera. Agresivitetin, sigurinë dhe degradimin e institucioneve. Tentativa e kryeministrit për të mbrojtur krimin, kemi politike shtetërore që kanë çuar në këtë derexhe institucionet në vendin tonë”, tha Shehu.
Lini një Përgjigje