Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vendosjen e vetos nga SHBA ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm në Gaza.
Sipas deputet të Partisë Demokratike, Tritan Shehu kjo votë e Shqipërisë është një gabim i përsëritur e trashanik, që bie ndesh me interesat e vendit tonë.
“Rama ka humbur orientimin gjeostrategjik! Disa orë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB vota e Shqipërisë ishte krejt e kundërt me atë të ShBA! Nuk ishte as abstenim… Një gabim i përsëritur e trashanik, ndesh me interesat tona.
Kjo, ashtu si qartësova në postimin e mëparshëm, është në lidhje me Rezolutën e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara për luftën në Gaza!
Një votim i rëndësishëm, por realisht i dështuar pa filluar ky, për të cilën ne duhet të bashkonim votën tonë me ShBA.
Ashtu si për të gjitha qëndrimet në lidhje me Lindjen e Mesme, e me gjerë për qëndrime gjeopolitike e gjeostrategjike! Ku ne duhet të ndjekim SHBA!”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje