TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2025, 16:14

Vota e Diasporës/ 30 mijë aplikime në një javë, KQZ pranon 10 mijë persona; refuzohen 5900 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Vota e Diasporës/ 30 mijë aplikime në një javë, KQZ

Java e parë e aplikimeve nga diaspora është mbyllur me rreth 30 mijë shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë Shqipërisë.

KQZ ka shqyrtuar gjysmën e tyre dhe deri më tani, vetëm 10 mijë janë pranuar për të marrë fletën e votimit me postë në vendin ku ata jetojnë.

Mbi 5900 vetë janë refuzuar nga komisioni, sepse nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta që provojnë adresën në vendin ku kërkojnë t’u shkojë zarfi.

Sipas llogarive, të paktën 1 në 3 persona nuk e ka kuptuar si duhet procesin, por të gjithë ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri deri në 4 mars kur mbyllen regjistrimet.

Mbi 590 shqiptarë kanë përdorur një pasaportë apo një kartë identiteti të skaduar, por regjistrimi u është bërë.

Në 3 kërkesa vetëm 1 është grua, pasi të dhënat tregojnë për aplikues meshkuj 66 % dhe vetëm 34 % gra.

Lini një Përgjigje