TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 12:18

Vizita e Berishës në SHBA? Kokalari zbulon prapaskenat: Kërkesa iu drejtua DASH-it nga ‘Vatra’, ja çfarë kërkohet

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Berishës në SHBA? Kokalari zbulon prapaskenat: Kërkesa

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish mbi lajmin e dhënë për një vizitë të mundshme të kreut të PD-së, Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kokalari shkruan se Berishës nuk i është hequr ‘non grata’, por i është dhënë leje për të zhvilluar një vizitë në SHBA.

Madje aktivistja zbulon se kjo vizitë po i mundësohet nga Vatra e përfaqësuar nga Elmi Berisha, fondacioni i Secit dhe disa organizata të tjera, që i kanë kërkuar DASH-it përmes një letre, që t’i mundësohet Sali Berishës hyrja në SHBA për të zhvilluar një takim me komunitetin.

Kokalari paralajmëron se një skandal i tillë do të shpërthejë në SHBA, ndërsa e krahason Berishën me Joe Biden.

“Gënjeshtër tjetër nga media e Shkelzenit. Non-grata nuk është hequr, vetëm i është dhënë mundësia për vizitë, sepse Vatra e përfaqësuar nga Elmi Berisha, fondacioni i Secit dhe disa organizata të tjera që kanë dy-tre anëtare, i kanë kerkuar DASH të lejojë Berishën të vijë për takim me komunitetin (Disponoj letrën)

Nga ana tjetër, artikulli është shkruajtur nga po i njëjti gazetar, Tyler O’Neill, që bëri deklaratat për Berishën në Kongres, a thua se nuk kishim dyshime që dhe fjalimi i tij ishte pjesë e propagandës për “disinformacionin” e opinionit publik në SHBA e mundësuar nga lekët e korrupsionit.

Qe ky skandal i orkestruar nga LaCivita dhe grupi Trujillos do plasë si bombë në Amerike, kjo s’ka asnjë dyshim, por turp për LaCivitën që në Amerike luftoi me Trump kunder Joe Biden e në Shqipëri po mundohet të sjellë pikerisht Joe Bidenin, dhe këtë nuk e them thjesht nga mosha e Berishës, por për korrupsionin e familjes së tij, që është shumëfish më keq se ai i familjes Biden”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje