TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 21:50

“Vetëm zoti më largon nga politika”, Berisha pranon se nuk do tërhiqet edhe nëse humbet zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm zoti më largon nga politika”, Berisha pranon se nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse humb zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha tha se është një misionar dhe se sipas tij, një misionar e tërheq vetëm zoti, duke nënkuptuar që tërheqja vjen vetëm nga vdekja.

Pjesë nga intervista:

-A mendoni që mund të tërhiqeni?

Berisha: Ça mo? Të tërhiqem?  Tani e di si thua ti… misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, zoti i madh. Vetëm Zoti tërheq një misionar.

-Nga zoti, jo nga vota?

Berisha: Vetëm zoti tërheq një misionar. E kuptoni ju se misionari zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushte të pabarta ai si shpres ka vetëm zotin.

Lini një Përgjigje