TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 20:20

Veniten planet e Athinës për të bllokuar integrimin e Shqipërisë, KE ndryshon procedurat e zgjerimit

Shkruar nga Pamfleti
Veniten planet e Athinës për të bllokuar integrimin e
Beleri-Mitsotakis

Është vendosur që pranimi i një vendi anëtar të bëhet me shumicë të cilësuar votash. Pra nëse Greqia vendos veton dhe vendet e tjera janë pro Shqipërisë, lëvizjet e Athinës nuk pinë ujë.

Planet e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE duket se po veniten pak e nga pak. Rasti i Belerit ka rritur ndjeshëm tensionet dhe Athina ka kërcënuar shpesh me vendosjen e vetos. Mirëpo sot ka pasur një zhvillim interesant në Bruksel.

Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën një dokument për reformimin e BE sa i takon zgjerimit.  Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionerëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut.

Një zhvillim interesant është se u hoq vetoja dhe është vendosur që pranimi i një vendi anëtar të bëhet me shumicë të cilësuar votash. Pra nëse Greqia vendos veton dhe vendet e tjera janë pro Shqipërisë, lëvizjet e Athinës nuk pinë ujë.

Duhet të vendosen përcaktime të posaçme dhe të pa diskutueshme për t’u siguruar që vendet e ardhshme anëtare të mos jenë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera”, thuhet në këtë dokument.

Megjtihatë BE ka vendosur si kusht që apra se të bëhet integrimi, shtetet udhët të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre. “BE duhet të thellohet para se të zgjerohet. Duhet të nisim të bëhemi gati për unionin e së ardhmes dhe të shfrytëzojmë zgjerimin si katalizatorë të progresit. E gjithë Evropa ka përfituar nga zgjerimi. Me të BE-ja është bërë tregu më i madh i integruar në botë. Kjo ka hapur kanalet tregtare dhe financiare të cilat kanë siguruar rritje ekonomike si në BE, ashtu edhe në vendet në procesin e zgjerimit. Kjo ka forcuar edhe peshën globale të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

KE-ja kërkon gjithashtu që vendet e ardhshme anëtare t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e BE-së. Kjo, sipas Komisionit Evropian, do të dëshmojë më së miri se këto vende janë të përkushtuar fuqishëm për t’i pranuar dhe promovuar vlerat e përbashkëta mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Kjo vlen edhe për mbështetjen e masave kufizuese ndaj vendeve të treta.

Përderisa disa vende kandidate dhe kandidatë potencialë me përkushtim mbajnë përshtatjen e plotë që tash, rezultatet tek disa të tjera duhet të përmirësohen si prioritet, posaçërisht kur është fjala për Rusinë dhe Bjellorusinë. Përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë është një sinjal përmbajtjesor i përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta dhe orientimit strategjik në kontekstin gjeopolitik”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian. Pra me pak fjalë i mbyllet dera Serbisë.

Lini një Përgjigje