TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 20:07

“Vendi është i mbytur në korrupsioni”, Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobë deri në 200 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

“Vendi është i mbytur në korrupsioni”, Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit e departamenteve të Rithemelimit, të cilëve u ka bërë thirrje që përveç planit afatgjatë, të kenë edhe një paketë emergjence për situatën ku ndodhet vendi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se korrupsioni në vend ishte përhapur në shkallë të gjerë, teksa mori si shembull sektorin e ndërtimit. Sipas Berishës ky sektor është ndër më të korruptuarit, pasi policia vendos gjoba për ndërtimet pa leje, duke marrë nga 100 deri në 200 mijë euro, në varësi të madhësisë së ndërtimeve.

Ai tha gjithashtu se para 2 vitesh Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetet, por tha se sot me siguri mban vendin e parë “me distancë të madhe”.

Shqipëria është në rënie të lirë. Të gjitha këto janë pyetje të drejta por përgjigjia është që ne mund ta ndalim këtë situatë. Kemi përgjigjiet më të mira.  Secili nga ju krahas planit afatmesëm afatgjatë, duhet të ketë paketën e emergjencës. Sepse Shqipëria po rrënohet në çdo fushë. Shqiptarët, para dy vitesh, një studim i Bankës Botërore, tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për korrupsion. Sot duhet të jetë në vend të parë. Ju nuk mund të imagjinoni sesi për çdo ndërtim pa leje, paguhet gjoba ndaj policisë që arrin deri në 100 apo 200 mijë, në varësi të ndërtimeve.  Ndaj, departamentet duhet të jenë laboratori i ideve dhe platformave për të cilat PD dhe Shqipëria kanë nevojë jetike”, tha Berisha.

berisha korrupsioni

Lini një Përgjigje