TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 13:57

Urdhri i Marco Rubios për ambasadat e SHBA, Berisha entuziast: Ramën nuk e uroi askush

Shkruar nga Pamfleti

Urdhri i Marco Rubios për ambasadat e SHBA, Berisha entuziast: Ramën

Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar sot gjatë një konference për mediat edhe urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ndalon Ambasadat e SHBA që të komentojnë çështje të drejtësisë apo zgjedhjet në vendet ku ata shërbejnë.

Kjo sipas Berishës tregon sepse Edi Rama nuk mori asnjë urim për zgjedhjet e 11 majit, që kreu demokrat i konsideron si farsë elektorale.

“Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im”, tha Berisha.

Për zgjedhjet e 11 majit, PD pajtoi Chris LaCivita si strateg fushate, ndërkohë që u nënshkrua edhe një kontratë me një kompani lobuese në SHBA, me vlerë totale 6 mln dollarë. Në atë kohë u tha se lobimi në SHBA do të bëhej jo thjesht në raport me Kongresin dhe Senatin e SHBA për të vendosur në një stad të ri raportet me PD-në, por edhe sa i takon heqjes së sanksionit ‘non grata’ që administrata demokrate e Presidentit Joe Biden vendosi ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

 

Lini një Përgjigje