
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka artikuluar akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, ndërsa u paraqit në Prokurorinë Speciale në zbatim të masës së sigurisë.
Berisha tha se Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa Edi Rama i jep leje për ndërtim 10 katësh, i ka paguar Dumanit 700 mijë euro.
“E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën.
Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve.
Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri.
Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja.
Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini.
Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje