TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2025, 20:22

“Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka”, Rama vë në siklet të riun në Blesh

Shkruar nga Pamfleti

“Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon

Edi Rama vijon të përdorë fushatën pwr gallatë dhe shou. Në çdo takim mundohet të krijojë insituata që gajasin të pranishmit. Nuk mund të mungonte një gjë e tillë edhe në Belsh. Teksa mbante fjalimin para të rinjve, ai vuri re se një nga djemtë nuk po e ndiqte me vëmendje, ndaj iu drejtua me një batutë:

Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?”, tha Rama me të qeshur, duke iu drejtuar djalit që në vend të fjalimit, ishte i përqendruar në bisedën me një vajzë pranë tij.

Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka, që është shumë e rëndësishme – por është edhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment”, vijoi kryeministri, duke e kthyer situatën në një mesazh për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve.

Lini një Përgjigje