TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2023, 11:45

U tërhoq nga gara për Kukësin, Basha: Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

U tërhoq nga gara për Kukësin, Basha: Hera e fundit që PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Basha theksoi se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duke u shtuar se “duhet të jemi në terren për të ringritur partinë”.

“Respektuam vullnetin e tyre për të mos nxjerrë kandidat, është përgjegjësia jonë që u morëm me luftën ndaj njëri-tjetrit dhe jo me ringritjen e partisë.

Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë në përballje elektorale”, tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

basha kukes pd

Lini një Përgjigje