TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 23:01

Bardhi ironi me Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i vogël në parti

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi ironi me Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan

Gazment Bardhi, ka ironizuar qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së.

Sipas Bardhit, nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si një Putin i Vogël në parti.

Secili prej partnerëve tanë ka partneritet me Shqipërinë. Cilido që duke mbajtur ndezur konfliktin në PD ka ngritur një kurth nda opozitës. Ata partnerë te Kuvendi i Bashës. Nuk kanë asnjë partneritet me asnjë individ kanë partneritet me Shqipërinë. Partnerët ndërkombëtar nëse kanë një qëndrim publik i bëjnë publike qëndrimet e tyre dhe nuk ndërhyjnë në konfliktet e brendshme të partive politike. Pro-perëndimor më bëjnë qëndrimet e mia. Nuk mund të bëjë pro amerikan kur sillem si Putin i vogël në Partinë time. Të gjithë ne tjerët jemi mbyllur në një bunker dhe ka dalë Basha mbi bunker duke valëvitur flamurin amerikan”, tha Bardhi në “Report TV”.

Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është gatshëm ta njohë Gazment Bardhit edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit.

Në emisionin “Pa Protokoll”, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.

Problemi që kemi ne për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtim e grupit të PD. Unë jam drejtues i grupit parlamentar të PD. Në CV-në time jam shkarkuar nja 20 herë, unë po këtu jam. Asnjë vendimmarrje jashtë institucionit të Kuvendit nuk ka efekt për Kuvendin. Asnjë përjashtim nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është pranuar me letra partie”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje