TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 20:49

Basha nis spastrimet në PD? Korreshi: Nuk i trembem fare, ta harrojë se më largon nga grupi

Shkruar nga Pamfleti

Basha nis spastrimet në PD? Korreshi: Nuk i trembem fare, ta harrojë

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, duket se e ka bërë të qartë qëndrimin e tij sa i takon situatës në PD. Ai është i bindur se rikthimi i Bashës nuk e ndihmon partinë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, i pyetur nëse ka pasur presion nga Lulzim Basha, Korreshi theksoi se nuk i frikësohet askujt ndërsa shtoi se kreu i PD-së nuk mund të shkarkojë dot njeri.

Ai theksoi se Basha nuk mund ta shkarkojë as nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Unë nuk i frikësohem askujt në jetë përveç Zotit. Basha nuk shkarkon dot njeri nga deputet. Nuk na heqë dot as nga Grupi Parlamentar. Mendoj se ne nuk kemi aq negativizëm sa Basha të arrijë për të na shkarkuar nga Grupi Parlamentar. Shkarkimet ndodhin në Partinë Komuniste dhe jo në PD. Shkarkimet nuk i bëjnë mirë askujt”, tha ai.

Basha mbledh nesër Këshillin Kombëtar dhe priten një sërë vendime të rëndësishme.

Lini një Përgjigje