TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 19:05

Zgjedhjet në Kukës, Ngjela: Berishën nuk e njeh askush, Ilir Meta streha e vetme

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kukës, Ngjela: Berishën nuk e njeh askush, Ilir Meta

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela theksoi se Sali Berishën nuk e njeh asnjë, dhe KQZ e refuzoi, ndryshe nga Lulzim Basha që ka ende vulën e PD.

Ngjela tha se Berisha tashmë do të kandidojë nën siglën e Partisë së Lirisë.

“Ka një moment ligjor që është në favor të Bashës. Këta të tjerët nuk i njeh njeri si parti. Edhe KQZ e rrëzoi Berishën. Këta mund të zgjedhin një parti të re. Fakti që nuk e pranoi KQZ janë me partinë e Metës. Do shikojmë kush do të fitojë partia e Metës apo PD, në zgjedhje. Unë kisha përshtypjen që Rama do të tërhiqet në zgjedhjet në Kukës, ai vuri dhe do të fitojë”, u shpreh Ngjela.

zgjedhje kukes ngjela berisha ilir meta

Lini një Përgjigje