TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2023, 11:05

PD pa kandidat për Kukësin, Sula i hakërrehet Bashës: I vetëshpalluri kryetar bojkotoi edhe një herë zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

PD pa kandidat për Kukësin, Sula i hakërrehet Bashës: I

Deputeti i PD-së Dashnor Sula iu kërkon demokratëve që i besojnë verbërisht Lulzim Bashës të mos e dëgjojnë.

Në një postim në rrjete sociale, Sula shkruan se i vetëshpalluri kryetar bojkotoi edhe një herë zgjedhjet, duke iu referuar Kukësit dhe kujton djegien e mandateve të deputetëve të PD.

Sipas Sulës, nëse vërtet do shikonte interesin e demokratëve, në rastin që nuk nxjerr kandidat do duhet të deklaronte mbështetjen ndaj kandidatit të opozitës, por ai shtoi se nuk e ka bërë.

"Mos e “ha” rrenën! Gënjen në mënyrë te pandalshme ata pak njerëz që mban afër se është i “preferuari” i partnerëve ndërkombëtarë, por nuk respekton as “abc” e parimeve demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë zgjedhjet. I vetëshpalluri kryetar bojkotoi edhe një herë zgjedhjet.

Në 2019, Partia Demokratike humbi besimin e partnerëve strategjik SHBA dhe BE, vetëm se nën drejtimin e atij që bën sot zëdhënësin e ndërkombëtarëve u braktisën vlerat demokratike, zgjedhjet dhe u tradhtuan votuesit që kishin votuar duke djegur mandatet e deputetëve.

– PD vuan ende pasojat. Ndërsa ai që pretendon se është i preferuari i SHBA e BE bën sërish të njëjtën gjë. I shmanget garave.

Braktis zgjedhjet në Kukës. Nëse vërtet do shikonte interesin e demokratëve, në rastin që nuk nxjerr kandidat do duhet të deklaronte mbështetjen ndaj kandidatit të opozitës. Nuk e ka bërë.

– Ndaj unë sot dua t’i drejtohem atyre pak demokratëve që vazhdojnë t’i besojnë verbërisht. Mos dëgjoni vetëm fjalët çfarë thotë, vlerësojini edhe veprat që bën.

Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me disa që thonë që mos të merremi fare me proceset farsë që bën i vetëshpalluri.

-Për mua edhe një demokrat i vetëm ka rëndësi. Ne nuk duhet të humbasim energjitë pas atyre që gënjejnë edhe për gënjeshtrën.", shkruan Sula.

 

pd kandidat kukes sula basha zgjedhje

Lini një Përgjigje